Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Web & E-Commerce Specialist

    HR Studio
    po kërkon një
    Web & E-Commerce Specialist
    për një kompani të konsoliduar, e cilia do të jetë përgjegjëse për administrimin, zhvillimin dhe optimizimin e website-it të kompanisë, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kanalit
    E-Commerce
    .
    Pozicioni është i përshtatshëm për një profil që kombinon
    njohuritë teknike të website-it me orientimin drejt shitjeve online, analizës së performancës dhe eksperiencës së përdoruesit.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Administrimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i vazhdueshëm i website-it;
    Menaxhimi i produkteve, kategorive, çmimeve, ofertave dhe përmbajtjes online;
    Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike të website-it;
    Përmirësimi i shpejtësisë, performancës dhe funksionalitetit të platformës;
    Zhvillimi i website-it drejt një platforme të plotë dhe funksionale
    E-Commerce
    ;
    Menaxhimi dhe optimizimi i procesit të porosive dhe eksperiencës së blerjes online;
    Monitorimi i shitjeve online dhe identifikimi i mundësive për rritjen e
    conversion rate
    ;
    Bashkëpunimi për integrimin e website-it me sistemin
    Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC)
    ;
    Kontrolli dhe sinkronizimi i produkteve, çmimeve, stokut dhe informacioneve ndërmjet BC dhe website-it;
    Implementimi dhe monitorimi i praktikave
    SEO
    ;
    Monitorimi i performancës përmes
    Google Analytics
    dhe
    Google Search Console
    ;
    Analizimi i trafikut, konvertimeve, produkteve më të vizituara/shitura dhe sjelljes së përdoruesve;
    Bashkëpunimi me ekipet e Marketingut, Shitjeve, IT-së, Financës dhe Logjistikës;
    Mbështetja e fushatave promocionale, Google & Meta Ads, landing pages, email marketing dhe content marketing.
    Kualifikimet​
    Eksperiencë të mëparshme në administrimin dhe zhvillimin e website-ve;
    Njohuri dhe eksperiencë në
    E-Commerce
    dhe platforma CMS;
    Njohuri në
    HTML/CSS
    ; njohuritë në JavaScript përbëjnë avantazh;
    Njohuri të mira në
    SEO, Google Analytics dhe Google Search Console
    ;
    Aftësi për menaxhimin e katalogëve dhe volumeve të mëdha të produkteve;
    Eksperienca me sisteme
    ERP
    konsiderohet avantazh;
    Njohja e
    Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC)
    ose sistemeve të ngjashme përbën avantazh të rëndësishëm;
    Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve;
    Organizim shumë i mirë dhe aftësi për menaxhimin e prioriteteve;
    Aftësi për të punuar dhe bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
    Çfarë ofrohet​
    Mundësi për të marrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kanalit E-Commerce të kompanisë;
    Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte të rëndësishme digjitale;
    Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X