Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune PROCUREMENT SPECIALIST

    “Albanian HR Solutions sh.p.k.”

    është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në fushën e Burimeve Njerëzore.
    Në bashkëpunim me një kompani kliente, kemi nisur procesin e selektimit për pozicionin:
    PROCUREMENT SPECIALIST​
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Analizon shitjet dhe nivelin e stokut për të planifikuar dhe realizuar furnizimet në mënyrë efikase.
    • Përgatit raporte periodike mbi stokun dhe ndjek ecurinë e tij.
    • Komunikon dhe mirëmban marrëdhënie me furnitorët për kërkesa ofertash, porosi dhe planifikimin e furnizimeve.
    • Bashkëpunon me partnerët logjistikë, agjencitë e transportit, doganën dhe departamentet e brendshme për të siguruar përfundimin me sukses të procesit të furnizimit.
    • Negocion me partnerë të rinj logjistikë dhe doganorë për përmirësimin e kushteve të bashkëpunimit.
    • Raporton rregullisht mbi planifikimet dhe ecurinë e prokurimeve tek menaxheri.
    Kërkesat/Kualifikimet:
    • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme).
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
    • Njohuri të mira të Microsoft Excel (nivel mesatar ose më i lartë).
    • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
    • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerë të jashtëm dhe departamente të ndryshme.
    • Përvoja e mëparshme në prokurime, logjistikë ose supply chain përbën avantazh.
    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
    [email protected]
    deri në datën

    15.08.2026
    .
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
    Kompania “Albanian HR Solutions” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    Connect to Opportunities!
Working...
X