Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Ndihmës Saldator

    Met Engineering
    është pjesë e grupit të shoqërisë
    AGIKONS
    .
    Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe përkushtimin e tij. Në AGIKONS, çdo punonjës ka mundësi të zhvillohet profesionalisht, të promovohet dhe të vlerësohet bazuar në rezultatet e punës. Nëse kërkon një vend pune të sigurt, me mundësi për rritje në karrierë dhe përmirësim të vazhdueshëm të të ardhurave, atëherë AGIKONS është zgjedhja e duhur për ty.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin
    "Ndihmës Saldator".
    Kualifikimet
    Preferohet të ketë eksperiencë si Ndihmës Saldator ose në punime me konstruksione metalike.
    Të ketë dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në proceset e saldimit.
    Të ndihmojë në përgatitjen, montimin dhe përpunimin e elementëve metalikë sipas udhëzimeve të saldatorit.
    Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe të respektojë udhëzimet e punës.
    Të karakterizohet nga korrektësia, përgjegjshmëria dhe përkushtimi në punë.
    Të respektojë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Ne Ofrojmë
    Ambient miqësor pune.
    Pagë konkurruese.
    Trajnim dhe zhvillim profesional.
    Mundësi promovimi brenda grupit.
    Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
    +355 67 206 4428
    .
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar, "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Working...
X