Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Ndihmës Marangoz

    Agikons Sh.P.K
    , kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, dallohet për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Agikons ka zhvilluar dhe realizuar projekte të suksesshme si: "Kodra e Diellit 1 & 2" në Tiranë, "Marea Resort" në Kavajë, "Tarraca e Ullinjve" në Dhërmi, "Plazhi i Ngurtë" në Qeparo, "Bougainville Bay" në Sarandë, "Mështekna" në Brezovicë, "Turquoise Marina" në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe "Swan Residence" në Farkë.
    Met Engineering
    është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin
    "Ndihmës Marangoz"
    .
    Detyrat​
    Të ndihmojë marangozët në procesin e prodhimit dhe montimit të mobiljeve dhe elementëve prej druri.
    Të asistojë në përgatitjen, lëvizjen dhe sistemimin e materialeve të punës.
    Të ndihmojë në përdorimin dhe mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të repartit, sipas udhëzimeve.
    Të mbajë të pastër dhe të organizuar vendin e punës.
    Të zbatojë rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
    Të bashkëpunojë me ekipin për realizimin e punimeve brenda afateve.
    Kualifikimet​
    Preferohet eksperiencë e mëparshme në punime druri ose në repart prodhimi, por nuk është e detyrueshme.
    Dëshirë për të mësuar profesionin e marangozit dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
    Aftësi për të punuar në grup.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë.
    Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet dhe procedurat e punës.
    Shënime​
    Orari i punës: E hënë – E shtunë, ora 07:30 – 16:00 (30 minuta pushim dreke).
    Ambient miqësor pune.
    Pagë konkurruese.
    Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
    Mundësi promovimi brenda grupit.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
    067 206 4428
    .
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail:

    [email protected]
    Kontakt:
    067 206 4428
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X