Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Bojaxhi Mobiljesh

    Përshkrimi​
    Agikons Sh.P.K
    është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, me mbi 30 vite eksperiencë në treg dhe e vlerësuar për cilësinë e lartë të projekteve të saj.
    Forca jonë më e madhe është stafi. Ne krijojmë një ambient pune të sigurt, miqësor dhe profesional, ku çdo punonjës vlerësohet për kontributin e tij dhe ka mundësi të zhvillohet e të rritet në karrierë. Nëse kërkon një punë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim sipas performancës, atëherë Agikons është vendi i duhur për ty.
    Kompania po zgjeron ekipin e saj në pozicionin:
    Bojaxhi Mobiljesh.
    Detyrat dhe Kualifikimet
    ​
    Të ketë eksperiencë në lyerjen e mobiljeve dhe elementëve prej MDF, MDF me rimeso dhe dru.
    Të ketë eksperiencë në lyerjen e kapakëve të kuzhinave, dollapëve dhe elementëve të tjerë të mobilimit.
    Të njohë procesin e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje (zmerilim, pastrim, stuko, primer).
    Të ketë eksperiencë në përdorimin e bojërave me bazë uji dhe materialeve të tjera të lyerjes.
    Të punojë me kujdes, saktësi dhe t'i kushtojë rëndësi cilësisë së punës.
    Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup.
    Ne Ofrojmë
    ​
    Ambient pune miqësor dhe profesional.
    Pagë konkurruese.
    Kontratë të rregullt pune afatgjatë.
    Mundësi zhvillimi profesional.
    Mundësi promovimi brenda grupit.
    Rritje periodike të pagës bazuar në performancën në punë.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin
    067 206 4428
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons Sh.P.K
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Working...
X