Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Diambe shpk ofron vende pune si Menaxher/e Marketi në Vlore.

    Diambe shpk ofron vende pune si Menaxher/e Marketi në Vlore.






    DIAMBE është rrjeti i marketeve nismëtare të konceptit Discount në Shqipëri
    dhe duke filluar nga viti 2014 kur kemi hapur marketin e parë vazhdojmë të rritemi çdo vit.
    Diambe shpk këtë muaj shkon në qytetin e Vlores për këtë arsye Diambe kërkon punonjës staf për marketin që do të hapet në adresën
    L. 28 Nentori, Rr. "Lef Sallata" prane shkolles Internacionale, Vlore.
    në pozicionin si më poshtë:


    Menaxher/e Marketi

    Detyrat
    • Është përgjegjës për udhëheqjen e dyqanit ne mënyre qe t’i arrije targetet e caktuara nga menaxhmenti i larte.
    • Mbikëqyr dhe vëzhgon te gjitha aktivitetet ditore ne dyqan.
    • Merr ne dorëzim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura përkatëse te ndiqet me përpikmëri.
    • Identifikon kërkesat aktuale dhe te ardhshme te konsumatoreve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencial dhe aktual.
    • Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore.
    • Siguron zbatimin e standardeve baze te cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan.
    • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese për promocionin e dyqanit/mallit duke bashkëpunuar ngushte me Departamentet përkatëse.
    • Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit.
    • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithë dokumentacionin përkatës dhe bene rregullisht regjistrimin e shitjeve dhe blerjeve për te pare nivelin e stokut.
    • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrisë shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
    • Ndjek rezultatet e punës dhe stafit ne dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit; planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës.
    • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punës dhe te disiplinës ne pune nga stafi.

    Kualifikimet
    • Arsim i Larte
    • Komunikues dhe aftësi ndërpersonale
    • Fleksibil ne pune
    • Aftësi te shkëlqyera ne zgjidhjen e problemeve
    • Person energjik dhe dinamik
    • I besueshëm dhe vendim marres
    • I afte te menaxhoj punën dhe kohen ne flukse.
    • Njohuri te mira te paketës Microsoft (Word, Excel) etj
    • Eksperienca ne fusha te ngjashme do te përbente avantazh.

    Te interesuarit janë te lutur te dërgojnë CV-te e tyre në adresën: [email protected] ose kontaktoni në nr. e tel 068 37 80 166.
    Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    [email protected] | 068 908 6120
Working...
X