Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune Inxhiniere Ndertimi per : Zbatim - Zyre - License

    ULZA
    shpk , kompani me mbi 30 vite ne fushen e ndertimeve kërkon të punesojë Inxhiniere Ndertimi me eksperience per pozicionet e meposhtme:
    1. Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
    Detyrat kryesore:
    Organizon dhe ndjek punimet në kantier sipas projektit, specifikimeve teknike dhe afateve kontraktuale.
    Kontrollon cilësinë e punimeve dhe materialeve të përdorura.
    Përgatit dhe administron dokumentacionin teknik (ditari i punimeve, libri i kantierit, procesverbalet dhe raportet).
    Koordinon punën me projektuesit, mbikëqyrësit dhe ekipin e zbatimit.
    Evidenton problematikat teknike dhe propozon zgjidhje.
    Kualifikimi i kandidatëve:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Minimumi 3 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve.
    Njohuri në interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
    Njohuri në AutoCAD, MS Office dhe programe të tjera teknike.
    Njohuri të gjuhës angleze.
    Aftësi organizative, bashkëpunimi dhe etikë profesionale.
    2. Inxhinier Ndërtimi – Zyrë Teknike
    Detyrat kryesore:
    Harton preventivat, analizat e çmimeve dhe dokumentacionin teknik.
    Përgatit dosjet teknike për tendera dhe ndjek dokumentacionin e projekteve.
    Shqyrton projektet dhe specifikimet teknike.
    Bashkëpunon me ekipin e zbatimit dhe përgatit raportet teknike.
    Kualifikimi i kandidatëve:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Minimumi 3 vite eksperiencë në zyrë teknike.
    Njohuri shumë të mira në AutoCAD, MS Office dhe programe inxhinierike.
    Eksperiencë në preventivim dhe dokumentacion teknik.
    Njohuri të gjuhës angleze.
    Aftësi organizative, analitike dhe etikë profesionale.
    3. Inxhinier Ndërtimi për Licencë
    Kualifikimi i kandidatëve:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Të plotësojë kushtet ligjore për përfshirje në licencën e shoqërisë.
    Kandidatet te dergojne CV ne :Email :
    [email protected]
    ose WhatsApp: 069 20 68 065
    Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X