Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Shitje

    ROAL FOOD
    kërkon të punësojë
    Agjent Shitjesh ne Tirane.
    ROAL FOOD
    është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
    ROAL FOOD
    ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t’i sjellë ato në tryezën e çdo familje.
    Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
    Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja, për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
    Të mbulojë zonën e përcaktuar përmes vizitave dhe marrjes së porosive.
    Të ndjekë dhe zhvillojë zonën/rutinën e punës me klientët ekzistues, si dhe të krijojë klientë të rinj.
    Të trajtojë dhe të zgjidhë problematikat brenda kompetencave të tij/saj.
    Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Menaxherin e Shitjeve.
    Të dërgojë porositë për furnizim nëpërmjet sistemit.
    Të kontrollojë produktet te klientët për mënyrën e pozicionimit, datën e skadencës dhe rotacionin e tyre.
    Të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët dhe kolegët.
    Të përgatisë raportet e kërkuara nga Menaxheri i Zonës ose Departamenti i Shitjeve.
    Arsim i mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh.
    Leje drejtimi, kategoria B.
    Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të mira në shitje.
    Të jetë korrekt dhe i besueshëm.
    Të jetë i aftë të punojë në grup.
    Të ketë 1-3 vite eksperiencë në fusha të ngjashme.
    Cel. : +355 68 602 1526
Working...
X