Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Koordinator/e Eksporti

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Koordinator/e Eksporti.
    Detyrat​
    Menaxhon dhe koordinon procesin e porosive të eksportit nga marrja e porosisë deri në dorëzimin te klienti.
    Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin e nevojshëm për eksport (fatura, packing list, certifikata, dokumente doganore etj.).
    Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me klientët, distributorët, agjentët doganorë dhe kompanitë e transportit.
    Koordinon dërgesat me departamentet e prodhimit, magazinës, logjistikës dhe financës.
    Monitoron afatet e dorëzimit dhe siguron përmbushjen e tyre.
    Ndjek procedurat doganore dhe siguron respektimin e legjislacionit për eksport.
    Zgjidh problematikat që mund të lindin gjatë procesit të eksportit dhe propozon zgjidhje efektive.
    Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e eksporteve dhe performancën e dërgesave.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Logjistikë, Tregti Ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 2 vite eksperiencë në eksport, logjistikë ose koordinim të zinxhirit të furnizimit.
    Njohuri shumë të mira të procedurave të eksportit dhe dokumentacionit doganor.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:

    [email protected]
    ose ne numrin e telefonit
    0697686732.
Working...
X