Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Merchandiser per Klientet Kryesore ne Jug

    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
    Merchandiser per Klientet Kryesore ne Jug
    QELLIMI I PUNES:
    Pozicioni ka për qëllim të sigurojë zbatimin efektiv të aktiviteteve të fushatave promovuese dhe mirëmbajtjen e aktivizimeve ekzistuese në pikat e shitjes. Roli fokusohet në aktivizimin e fushatave, vendosjen e materialeve ne pike shitje, realizimin e standardeve të ekspozimit dhe komunikimit të markave të kompanisë në treg, për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorit dhe për të maksimizuar impaktin tregtar të çdo fushate.
    Gjatë periudhave të fushatave, puna përqendrohet në implementimin, ndjekjen dhe monitorimin e aktivizimeve promocionale, ndërsa në periudhat pa fushata, fokusi kalon tek mirëmbajtja e materialeve ekzistuese, përditësimi i aseteve dhe garantimi i standardeve të brandit në treg.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    • Implementon, raporton dhe monitoron aktivizimet gjatë fushatave promocionale.
    • Siguron që materialet promocionale (POP, POI, frigoriferë etj.) të vendosen në përputhje me standardet e brandit.
    • Ndjek zbatimin dhe rendin e vendosjes së materialeve gjatë fushatave dhe raporton rezultatet sipas kërkesave të kompanisë.
    • Mirëmban aktivizimet ekzistuese gjatë periudhave pa fushata.
    • Kujdeset për pamjen, rendin dhe pastërtinë e aseteve të markës në pikat e shitjes.
    • Monitoron prezencën e produkteve dhe sinjalistikës së kompanisë në raft dhe në hapësirat promocionale.
    • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve dhe shpërndarësit për realizimin e qëllimeve komerciale.
    • Jep rekomandime për përmirësime në ekspozimin dhe komunikimin në terren.
    • Siguron që të gjitha aktivizimet të jenë në përputhje me politikat e marketingut dhe imazhin e brandit.
    • Puna kryhet kryesisht në pikat kryesore të shitjes brenda zonës së përcaktuar.
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (Përbën avantazh arsimi i lartë).
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme 2-3 vjet në pozicione të ngjashme.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dije te punojë në grup.
    Aftesi te mira analitike
    Leje drejtimi automjeti.
    Te banoje ne Jug ( Fier, Vlore, Sarande, Gjirokaster, Tepelene, Himare)
    Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në
    [email protected]
    ose në linkun
    (Karriera CCBS)
    brenda datës 15/08/2026.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Working...
X