Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

    Prodyn Albania Shpk
    është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.
    Aktualisht jemi duke kërkuar një
    Magazinier
    për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja do të do të sigurojë menaxhimin efikas të magazinës dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit me materialet e nevojshme.
    Përgjegjësitë kryesore
    Pranon, kontrollon dhe sistemon materialet në magazinë sipas procedurave të kompanisë.
    Regjistron dhe monitoron hyrje-daljet e materialeve, duke garantuar saktësinë e stokut.
    Furnizon departamentet e prodhimit me materialet e nevojshme në kohë.
    Kryen inventarë periodikë dhe raporton çdo mospërputhje të konstatuar.
    Siguron organizimin e magazinës dhe zbatimin e standardeve të sigurisë dhe dokumentimit.
    Kualifikimet
    Arsim i mesëm; arsimi profesional ose i lartë përbën avantazh.
    Eksperiencë në magazinë ose logjistikë përbën avantazh.
    Njohuri bazë të kompjuterit dhe aftësi organizative.
    Aftësi për të punuar në ekip, përgjegjshmëri dhe korrektësi.
    Ne ofrojmë
    Punësim të qëndrueshëm në një kompani në zhvillim.
    Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të integrimit.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
    Mjedis pune bashkëpunues dhe profesional.
    Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    .
    Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin
    : 0697049074
Working...
X