Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Elbasan, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik

    Inxhinier Mekanik - Konstruksione Metalike

    Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore:
    Harton, kontrollon dhe menaxhon dokumentacionin teknik gjate te gjitha fazave te projektit, nga projektimi deri te dorezimi final, duke perfshire raportet dhe dokumentet e eksportit (packing list, certifikata cilesie, etj).
    Monitoron zbatimin e standardeve te punes, procedurave te sigurise dhe te cilesise, duke garantuar perputhshmerine e produkteve me kerkesat teknike te klientit dhe standardet nderkombetare.
    Realizon dhe verifikon vizatimet teknike, duke bashkepunuar ngushte me ekipet e prodhimit, magazines dhe logjistikes per nje koordinim te suksesshem te procesit.
    Organizojme, mbikeqyr dhe e drejton punen e ekipit mekanik dhe te nenkontraktoreve, duke siguruar implementimin efikas te projektit, sipas parametrave te percaktuar.
    Ndjek te gjithe ciklin e projektit, nga marrja e porosise dhe ecuria e prodhimit deri ne dorezim, duke raportuar progresin dhe verifikuar peshen perfundimtare te produkteve si dhe duke mbeshtetur cdo faze te dregesave nderkombetare.
    Identifikon dhe trajton problemet teknike qe mund te lindin gjate zbatimit te projektit , duke propozuar zgjidhje efektive dhe duke ruajtur ecurine e planifikuar.
    Kualfikimet dhe aftesite e kerkuara:
    Diplome universitare ne inxhinieri mekanike ose ne nje fushe te ngjashme.
    Eksperience e deshmuar ne prodhimit dhe menaxhimin e projekteve te konstruksioneve metalike
    Njohuri te avancuara teknike per profilet e laminuara ne te nxehte, proceset e galvanizimit dhe standardet nderkombetare te cilesise (EN,ISO).
    Zoterim shume i mire softuereve te projektimit si AutoCAD ose SolidWorks apo programe te ngjashme.
    Aftesi te forta ne organizim, planifikim, menaxhim te kohes dhe zgjidhje te problemeve inxhinierike.
    Pervoje ne hartimin dhe administrimin e dokumentacionit teknik, perfshire dokumentacionin e eksportit.
    Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi, si dhe aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe ne ekip multidisiplinar.
    Njohuri te mira te gjuhes angleze.
    Çfare ofrojme:
    Mundesi zhvillim profesional dhe trajtime.
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Pakete konkuruese per pagen dhe benefite shtese sipas performances.
    Mundesi per te punuar me projekte nderkombetare dhe kliente te huaj.
    Vendi i punes:
    Kombinati metalurgjik Elbasan, uzina 12
    Si te aplikoni:
    Dergoni CV-ne tuaj dhe nje leter motivimi ne adresen:
    [email protected]
    Per informacione te metejshme kontaktoni ne: +355 69 60 28 431
Working...
X