Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, kerkohet Arkitekt/e

    HR Studio
    po rekruton për një nga klientët e saj një
    Arkitekt/e
    të motivuar, kreative dhe të orientuar drejt detajeve. Nëse të pëlqen të transformosh idetë në projekte funksionale dhe estetike, kjo është mundësia e duhur për ty.
    Detyrat dhe përgjegjësitë​
    Projektimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike sipas kërkesave të klientit.
    Përgatitja e vizatimeve teknike, planeve dhe dokumentacionit përkatës.
    Hartimi i modeleve dhe vizualizimeve 2D/3D.
    Koordinimi me ekipet teknike dhe disiplinat e tjera të projektimit.
    Ndjekja e ecurisë së projekteve dhe, sipas nevojës, monitorimi i punimeve në terren.
    Sigurimi që projektet të jenë në përputhje me standardet teknike dhe legjislacionin në fuqi.
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me klientët dhe ekipin për të ofruar zgjidhjet më të mira arkitektonike.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Arkitekturë.
    Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira në
    AutoCAD
    .
    Njohja e
    Revit, SketchUp, Lumion, 3ds Max
    ose programeve të ngjashme përbën avantazh.
    Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunuese.
    Përgjegjshmëri, kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Çfarë ofrojmë​
    Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
    Kontratë të rregullt pune.
    Ambient profesional dhe mbështetës.
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
    Përfshirje në projekte interesante dhe sfiduese.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X