Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Arkitekt/e




    Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ndodhet me seli në Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
    Pozicioni: Arkitekt/e
    Departamenti: Arkitekturës
    Vendndodhja: Durrës

    Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti është përgjegjës për projektimin e godinave rezidenciale, industriale, studime pjesore urbanistike, plane të detajuara vendore (PDV) etj. Arkitekti do të përfshihet në të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit duke hartuar projektet referuar kushteve urbanistike buxhetet dhe kërkesat specifike të klientëve apo të shoqërisë. Arkitekti do jetë pjesë integrale e një ekipi profesionistësh dhe të bashkëpunojë me arkitektë, inxhinierë, inxhinierë gjeodet dhe inxhinierë zbatimi.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Të hartojë projekte të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD (Computer Aided Design);Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë e objekteve që do të projektohen;Duhet të marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet;Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë strukturistë, inxhinierë zbatimi, menaxherët e projekteve, normistë;Ndjek procedurat për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe aplikimin për paisje me leje ndertimi;Të përgatisë raporte, propozime, dhe preventivët e zbatimit;Të përshtatë planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve për apartamentet e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës;Të koordinojë projektin arkitektonik gjatë gjithë fazave të projektimit/zbatimit edhe me disiplinat e tjera si projekti konstruktiv, projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.

    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Arkitekture.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.

    Aftësi të tjera:

    Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;Të punojë i pavarur në projektim;Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe album të punimeve në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



    Cel. : [email protected]
    Apliko

Working...
X