Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.Shyqyri Berxolli, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Koordinator i Sigurisë (HSE)
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Sigurisë HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite.
Aftësi të tjera:
Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;Të ketë njohuri të gjuhës angleze;Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
Përfitimet:
Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Cel. : [email protected]
Apliko