Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Shitës në Dyqanin Vlorë

    Kadiu Group
    është një nga grupet më të konsoliduara në sektorin automotive në Shqipëri, me 30 vite eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve të plota në sektorin e mobilitetit. Që prej vitit 1992, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi profesionalizmin, cilësinë dhe besueshmërinë, duke ofruar pjesë këmbimi origjinale për automjete, shërbime të autorizuara servisi, qiradhënie automjetesh dhe zgjidhje të integruara për individë dhe biznese. E orientuar drejt inovacionit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së klientit, Kadiu Group mbetet një partner i besuar dhe një nga emrat lider në industrinë automotive në Shqipëri. Rrjeti përfshin një shtrirje prej rreth 35 dyqane dhe servise në Shqipëri dhe Kosovë.
    Qëllimi i pozicionit
    Të ofrojë një shërbim profesional dhe cilësor ndaj klientëve, duke identifikuar saktë nevojat e tyre, rekomanduar dhe shitur pjesët e këmbimit dhe aksesorët e përshtatshëm, me synim rritjen e shitjeve, garantimin e kënaqësisë së klientit dhe kontribuimin në arritjen e objektivave tregtare të dyqanit, në përputhje me standardet dhe procedurat e Auto Kadiu.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Ofron shërbim profesional dhe këshillim për klientët në përzgjedhjen e pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve.
    Identifikon pjesët e nevojshme sipas markës, modelit dhe numrit të shasisë (VIN) të automjetit.
    Përgatit oferta, kryen shitjet dhe lëshon dokumentacionin përkatës sipas procedurave të kompanisë.
    Administron porositë e klientëve dhe ndjek realizimin e tyre.
    Kujdeset për ekspozimin, sistemimin dhe etiketimin e sakte të produkteve .
    Kontrollon disponueshmërinë e stokut dhe bashkëpunon me magazinën për furnizimin e produkteve.
    Informon klientët për produktet, çmimet, ofertat dhe politikat e garancisë.
    Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me klientët.
    Respekton procedurat e kompanisë, rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin sipas udhëzimeve të eprorit.
    Kriteret e pozicionit
    Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
    Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
    Njohuri mbi pjesët e këmbimit dhe sistemet bazë të automjeteve përbëjnë avantazh.
    Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit, navigimit ne rrjet dhe programeve të shitjes.
    Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
    Aftësitë e nevojshme
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
    Orientim i lartë ndaj klientit dhe cilësisë së shërbimit.
    Aftësi për të identifikuar dhe rekomanduar produktin e duhur sipas nevojave të klientit.
    Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të arritur objektivat e shitjeve.
    Integritet, përgjegjshmëri dhe korrektësi.
    Të interesuarit mund të dërgojne CV-në e tyre në adresën:
    [email protected]
    ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Working...
X