Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    GRUPPO DENIM FACTORY kerkon te punesoje ekonomiste

    Kompania jonë Gruppo Denim Factory është në kërkim të një
    Ekonomisteje
    të motivuar dhe të përgjegjshme për t'iu bashkuar ekipit tonë.
    Detyrat kryesore:
    Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar.
    Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave periodike.
    Menaxhimi i faturave, pagesave dhe arkëtimeve.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështje financiare dhe administrative.
    Mbajtja e evidencave financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme.
    Përvojë pune në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Njohuri të programeve financiare/kontabilitetit përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese.
    Kontratë të rregullt pune.
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
    Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
    Nëse mendoni se i përmbushni kriteret, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj ose duke na kontaktuar për më shumë informacion
    Cel. : +355698573410
Working...
X