Agjent Shitje - Përshkrim i rolit të punës
Mbi kompaninë:
Kompania Vega Solar e ka filluar rrugetimin e saj në Nëntor 2018, si nje start - up dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.
Misioni i kompanisë është të ndërtojë një Shqipëri të pavarur energjitikisht dhe duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe cilësinë e lartë të projekteve që realizon, të ardhmen e saj Vega Solar e ka projektuar si një kompani lider në realizimin e projekteve të mëdha fotovoltaike jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Europë.
Në kuadrin e zgjerimit të saj, Vega Solar hap pozicionin vakant për Inxhinier Elektrik/ Projktim. Roli kryesor i këtij pozicioni është projektimi dhe zbatimi i të gjithë projekteve të kompanisë, duke filluar që nga marrja e projektit deri në dorëzimin e tij te klienti.
Detyra të përgjithshme të rolit:
Identifikimi dhe realizimi i projekteve të shitjeve në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë dhe objektivat e saj financiare;Gjenerimi i klientëve të rinj potencialë nëpërmjet aktiviteteve derë në derë, telefonatave dalëse, dërgimit të emaileve, marrjes së referencave nga klientët ekzistues, marrjes pjesë në aktivitete të zhvilluara nga dhe për bizneset etj.Përditësimi i të dhënave të klientëve që ndjek në CRM, kryerja e parashikimeve përkatëse mbi probabilitetin e mbylljes se marrëveshjeve me klientët dhe raportimi sipas kërkesës në nivelet menaxhuese në kompani;Bashkëpunimi me ekipe të tjera brenda dhe jashtë kompanisë që mundësojnë përgatitjen e dokumentave të nevojshëm për klientin me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale;Negocimi i kontratave komplekse dhe të kuptuarit të të gjithë faktorëve që ndikojnë në procesin vendimmarrës të klientit. Menaxhimi dhe organizimi i të gjitha burimeve të nevojshme brenda kompanisë (teknike, ligjore, financiare, logjistike etj) të nevojshme për finalizimin e një projekti të caktuar;Dhënia e informacionit të nevojshëm në sektorët e tjerë brenda kompanisë me qëllim analizimin e tregut dhe aktivitetet e konkurencës;Përfaqesimi i kompanisë në evente të ndryshme, si panaire, konferenca etj.
Treguesit e performancës:
Arritja e targetave mujorë/tremujorë/vjetorë;Rritja e databazës së kompanisë me klientë potencialë dhe zhvillimi i takimeve të rregullta deri në finalizim të projektit;Përgatitja e dokumentave të nevojshëm për realizimin e projekteve saktë dhe në kohë dhe pa shkaktuar vonesa për klientët;Menaxhimi i ankesave të klientëve për çështje që lidhen me komunikimin jo të duhur ose me marrjen e informacioneve të gabuara. Respektimi nga ana e klientit i termave të negociuar në kontratë.
Kualifikimet profesionale dhe aftësitë e përgjithshme:
Arsim i lartë. Diplomimi ne Inxhinieri elektrike përbën një avantazh;Eksperiencë e mëparëshme pune si përfaqesues/e shitjesh B2B në terren ; preferohen kandidate te cilet kane punuar ne sektorin bankar;Të qënurit inovativ/e, i/e mprehtë, fleksibël, me vetëmotivim dhe fokus të theksuar te klienti;I/e pavarur, i/e përgjegjshëm dhe që udhëhiqet nga objektivat financiarë dhe realizimet e shitjeveAftësi shumë të mira reklamuese, negociuese dhe bindëse (verbale dhe jo verbale);Aftësi shumë të mirë komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve;Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen;Njohje të mira të gjuhës angleze.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt Agjent Shitjeose kontaktoni në numrin +355 68 600 7541.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
AplikoWhatsApp