Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Montues Mobiljesh

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Montues Mobiljesh.
    Detyrat​

    Monton dhe instalon mobilje në ambientet e klientëve ose në showroom.
    Lexon dhe zbaton udhëzimet teknike dhe skicat e montimit.
    Kontrollon produktet përpara montimit dhe raporton çdo dëmtim ose mungesë.
    Përdor në mënyrë të sigurt veglat dhe pajisjet e punës.
    Siguron që mobiljet të montohen sipas standardeve të cilësisë dhe kërkesave të klientit.
    Kryen rregullime dhe riparime të vogla gjatë procesit të montimit, kur është e nevojshme.
    Bashkëpunon me ekipin e magazinës dhe logjistikës për transportin dhe dorëzimin e mobiljeve.
    Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Kualifikimet​

    Arsim i mesëm (arsim profesional për përpunim druri ose fusha të ngjashme përbën avantazh).
    Eksperiencë e mëparshme në montim mobiljesh ose punime të ngjashme përbën avantazh.
    Njohuri në përdorimin e veglave elektrike dhe manuale të montimit.
    Leje drejtimi, kategoria B, përbën avantazh.

    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:

    [email protected]
    ose ne numrin e telefonit
    0697686732.
    Cel. : 0697686732
Working...
X