Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë (QC Engineer)

    I.XH.E.M sh.p.k.
    , kompani e specializuar në projektimin, prodhimin dhe montimin e elementeve të paraprefabrikuara të betonit, kërkon të punësojë
    Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Parafabrikateve (QC Engineer)
    , i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik të elementeve gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me projektet, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë së kompanisë.
    Detyrat kryesore:
    Kontrollon armaturën, kallëpet, insertet dhe rezervimet përpara betonimit.
    Verifikon përputhshmërinë e elementeve me projektet teknike dhe autorizon betonimin vetëm pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kontrollit.
    Kryen kontrollin e elementeve pas betonimit, duke verifikuar dimensionet, cilësinë e sipërfaqes dhe praninë e defekteve.
    Identifikon, regjistron dhe raporton elementet jo-konformë dhe ndjek procesin e riparimit të tyre.
    Monitoron zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
    Përgatit raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës mbi kontrollin e cilësisë.
    Bashkëpunon me Drejtorin e Fabrikës, Inxhinierët e Zbatimit dhe ekipin e prodhimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
    Përvojë pune në kontroll cilësie, zbatim ose prodhim të elementeve të betonit përbën avantazh.
    Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
    Njohuri mbi armaturën, betonin, kallëpet dhe procesin e prodhimit të parafabrikateve.
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
    Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
    Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit
    069 40 87 215
    ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit:
    [email protected]
    .
    Adresa:
    Vrrine, Sektor Rinia Durrës
    .
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale
Working...
X