Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    "Dabar" shpk kerkon -Financier/e

    #DABAR SHPK KËRKON FINANCIER/E
    Kompania "DABAR" shpk , është në kërkim të një * FINANCIER/E*,të përgjegjshëm,me aftesi analitike dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
    Detyrat
    Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
    Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
    Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
    Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
    Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas departamenteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar
    Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
    Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
    Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
    Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar
    Kualifikimet
    Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet
    Të ketë 4-6 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
    Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SKK)
    Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
    Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup
    Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim
    Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në:
    [email protected]

    ose Nr.tel
    0684006141
Working...
X