Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Konsulente Showroom | Delijorgji

    Për një nga kompanitë lider në tregun shqiptar në sektorin e mobiljeve, pllakave, parketeve dhe produkteve hidrosanitare, produkteve elektroshtepiake, jemi në kërkim të një Konsulenteje Showroom.
    Vendndodhja: Delijorgji
    Orari: Me turne (1 ditë pushim në javë)
    Paga: 80,000 ALL neto + %
    Çfarë do të bëni?
    Mirëprisni dhe këshilloni klientët në zgjedhjen e produkteve.
    Prezantoni produktet dhe përgatisni ofertat sipas nevojave të klientëve.
    Ndiqni procesin e shitjes deri në finalizimin e porosive.
    Kujdeseni për organizimin dhe prezantimin e showroom-it.
    Ndërtoni marrëdhënie afatgjata me klientët dhe kontribuoni në arritjen e objektivave të ekipit.
    Kërkojmë kandidatë që kanë:
    Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje ose shërbim ndaj klientit.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
    Njohuri bazë të MS Office.
    Eksperienca në sektorin e mobiljeve, pllakave, hidrosanitareve ose materialeve të ndërtimit përbën avantazh.
    Ofrohet:
    Pagë 80,000 ALL neto + bonus në përqindje.
    Trajnim të dedikuar mbi produktet dhe proceset e punës.
    Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
    Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës.
    Aplikoni në:

    [email protected]

    Kontakt: 069 709 3131
    Cel. : 069 709 3131
Working...
X