Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Menaxhere Eksporti

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Menaxhereje Eksporti
    të organizuar, analitike dhe me aftësi të shkëlqyera koordinuese, e cila do të menaxhojë proceset e eksportit dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Menaxhimi i të gjithë procesit të eksportit, nga porosia deri në dorëzimin e saj.
    Komunikimi dhe koordinimi me klientët, furnitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
    Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit të eksportit.
    Bashkëpunimi me kompanitë e transportit dhe agjencitë doganore për ndjekjen e dërgesave.
    Monitorimi i afateve të dorëzimit dhe zgjidhja e problematikave gjatë procesit.
    Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, financës dhe logjistikës për mbarëvajtjen e proceseve.
    Hartimi i raporteve periodike mbi aktivitetin e eksportit.
    Kualifikimet:​
    Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Tregti Ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
    Eksperienca në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë konsiderohet avantazh.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe negociuese.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj rezultateve.
    Ne ofrojmë:​
    Pagë konkurruese.
    Kontratë të rregullt pune.
    Ambient profesional dhe mbështetës.
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
    Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të integrimit.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X