Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kasap

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Kasapi
    të përgjegjshëm dhe me përvojë, i cili do të kujdeset për përpunimin, prerjen dhe sistemimin e produkteve të mishit, duke respektuar standardet më të larta të higjienës, cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
    Detyrat kryesore:​
    Kryen prerjen, ndarjen dhe përgatitjen e mishit sipas standardeve të kompanisë.
    Përgatit produktet për ekspozim dhe shitje.
    Siguron cilësinë, freskinë dhe paraqitjen e produkteve.
    Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore gjatë gjithë procesit të punës.
    Përdor në mënyrë të sigurt mjetet dhe pajisjet e punës.
    Menaxhon stokun e produkteve dhe raporton nevojat për furnizim.
    Mban ambientin e punës të pastër dhe të organizuar.
    Ofron shërbim korrekt dhe profesional ndaj klientëve, duke i këshilluar sipas nevojës.
    Kualifikimet:​
    Përvojë e mëparshme si kasap përbën avantazh.
    Njohuri mbi llojet e mishit dhe teknikat e prerjes.
    Njohuri mbi rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe nën ritëm pune.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Ne ofrojmë:​
    Kontratë të rregullt pune.
    Pagë konkurruese.
    Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X