Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Magazinier i produktit të gatshëm

    Prodyn Albania Shpk
    është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.
    Aktualisht jemi duke kërkuar një
    Magazinier të produktit të gatshëm
    për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për administrimin dhe monitorimin e stokut të produkteve të gatshme, duke siguruar organizimin e magazinës, saktësinë e inventarit dhe përgatitjen në kohë të porosive sipas procedurave të kompanisë.
    Detyrat kryesore:
    Pranimi dhe sistemimi i produkteve të gatshme në magazinë.
    Evidentimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të produkteve në sistem.
    Përgatitja, kontrolli dhe dorëzimi i porosive sipas kërkesave të klientëve.
    Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit, logjistikës dhe shitjeve për koordinimin e porosive.
    Kryerja e inventarëve periodikë dhe raportimi i diferencave të konstatuara.
    Kontrolli dhe mirëmbajtja e organizimit të magazinës sipas standardeve të kompanisë.
    Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit shoqërues të magazinës.
    Zbatimi i procedurave dhe politikave të kompanisë në lidhje me menaxhimin e stokut.
    Kualifikimet / Kërkesat
    Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
    Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
    Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të menaxhimit të magazinës.
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar prioritete të ndryshme.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet në punë.
    Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    . Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin:
    0697049074
    .
Working...
X