Kërkojmë një UI/UX designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për UX, dëshiron të kuptojë se si njerëzit ndërveprojnë me pajisjet dhe teknologjinë, është i vendosur të zgjidhë problematikat e tyre dhe të thjeshtëzojë gjërat. Veç kësaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite përvojë në këtë fushë, një portofol gjithëpërfshirës që përfshin punët me web dhe mobile applications të përmasave të mesme e të mëdha, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:
Detyrat
Merr pjesë në takime me klientët dhe kolegët për të mbledhur informacion rreth një projekti, për të kuptuar modelin e kërkesat e biznesit, dhe për të shkëmbyer ideKrijon user personas dhe storyboardsPërcakton arkitekturën e informacionit, përgatit wireframes, prototipet, user journeys dhe site maps.Krijon ndërfaqe origjinale dhe elegante, të cilat i përmbahen udhëzimeve të brand-it dhe plotësojnë nevojat e vizionin e klientit.Krijon elemente specifikë të UI siç janë, komponentët lundrues dhe informues, forma, butona, widget, etjSiguron që dizajnet janë miqësore me përdoruesit dhe të thjeshta për t'u përdorurKrijon dizajne dhe prototipe për website, mobile apps dhe pajisje të llojeve dhe madhësive të ndryshmeZhvillon testime mbi përdorshmërinë e prototipeve ose produkteve përfundimtare, për të vlerësuar cilësinë e përvojës së përdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon përmirësimeShfrytëzon feedback-un e klientit, usage metrics dhe usability findings, për të përmirësuar layout-in dhe eksperiencën e përdoruesitShkruan raporte dhe komunikon mendimin themelor të punës së tij ose të saj, duke përfshirë idetë e dizajnit dhe mënyrën se si funksionon një website.
Kërkesa teknike
Është përdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose SketchKupton mobile-first dhe dizajnet responsiveKupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelityKa një sy të mprehtë për kompozimet vizuale, estetikën dhe detajetKa kuptim të mirë të parimeve të dizajnit ndërveprues, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe pajisjet celulareKa kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamësKa njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave
Aftësi personale
Ka aftësi për të kuptuar qëllimet e biznesit dhe strategjitë e monetizimit të një projekti, dhe t'i përkthejë ato në përvoja digjitaleËshtë entuziast dhe i apasionuar pas UXKa dhunti krijuese dhe ide origjinaleKa aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjalë dhe me shkrimËshtë në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e UI/UX design, dhe rolin e tyre në një mjedis komercialFlet rrjedhshëm gjuhën anglezeKa një nivel të lartë pëqendrimiMund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afatet kohore
Aftësi plotësuese
Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë logjika biznesi dhe variabla të shumta.Ka interes dhe kupton zhvillimet front-endKa njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti
Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/ui-ux-designer/4
Apliko