Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, kerkohet Agjent Terreni

    HR Studio është në kërkim të Agjentit të Shitjeve në Terren për Vlorë.
    Nëse jeni person energjik, komunikues dhe i orientuar drejt rezultateve, kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë pjesë e një ekipi profesional dhe në zhvillim.
    Detyrat kryesore:
    Vizitimi i klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj në zonën e Vlorës.
    Prezantimi i produkteve dhe ofertave të kompanisë.
    Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve të shitjes.
    Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillimin e biznesit.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e shitjeve dhe menaxhmentin për arritjen e objektivave të vendosura.
    Kualifikimet e kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe prezantimi.
    Orientim drejt arritjes së objektivave dhe rezultateve.
    Patentë e kategorisë B dhe gatishmëri për lëvizje në terren.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
    Njohuri bazë të programeve kompjuterike.
    Çfarë ofrojme:

    Pagë konkurruese dhe sistem bonusi bazuar në performancë.
    Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
    Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
    Mundësi për rritje në karrierë.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X