Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Karpentier / Zdrukthtar

    Agikons Sh.P.K
    , kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, dallohet për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Agikons ka zhvilluar dhe realizuar projekte të suksesshme si: "Kodra e Diellit 1 & 2" në Tiranë, "Marea Resort" në Kavajë, "Tarraca e Ullinjve" në Dhërmi, "Plazhi i Ngurtë" në Qeparo, "Bougainville Bay" në Sarandë, "Mështekna" në Brezovicë, "Turquoise Marina" në Hamallaj, Gjiri i Lalëzit dhe "Swan Residence" në Farkë.
    Met Engineering
    është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin
    "Karpentier / Zdrukthtar"
    .
    Detyrat
    Realizon punime zdrukthtarie dhe karpenterie sipas vizatimeve teknike dhe specifikimeve të projektit.
    Përpunon dhe monton elementë prej druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe punime të tjera.
    Përdor makineritë dhe veglat e repartit në mënyrë të sigurt dhe efikase.
    Kryen matje, prerje, montim dhe përfundim të elementëve prej druri me saktësi.
    Kontrollon cilësinë e punimeve dhe siguron respektimin e standardeve të kompanisë.
    Bashkëpunon me ekipin për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
    Respekton rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës.
    Kualifikimet
    Minimumi 2 vite eksperiencë si karpentier, zdrukthtar ose në përpunimin e drurit.
    Njohuri të mira në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit, si: sharrë disk, plan, grosetë, sharrë shirit, makinë forimi, makinë prerëse etj.
    Eksperiencë në prodhimin dhe montimin e mobiljeve, dyerve, dritareve ose elementëve të tjerë prej druri.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike.
    Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në grup.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt cilësisë së punës.
    Ne Ofrojmë
    Orari i punës: E hënë – E shtunë, ora 07:30 – 16:00 (30 minuta pushim dreke).
    Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe aftësive.
    Ambient profesional dhe miqësor pune.
    Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
    Mundësi promovimi brenda grupit AGIKONS.
    Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
    067 206 4428
    .
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail:

    [email protected]
    Kontakt:
    067 206 4428
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X