Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Recepsionist/e

    Në emër të një klienti në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, jemi në kërkim të një
    Recepsionisti/e
    dinamik/e, të organizuar dhe me orientim të lartë ndaj klientit.
    Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e rezervimeve, koordinimin e operacioneve të përditshme të akomodimit dhe ofrimin e një eksperience profesionale për çdo klient, duke kontribuar në rritjen e rezervimeve, forcimin e imazhit të brandit dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit.
    Përgjegjësitë Kryesore
    Menaxhon rezervimet përmes platformave si Booking.com, Airbnb, kanaleve direkte dhe rrjeteve sociale.
    Administron kalendarin e disponueshmërisë, çmimet dhe politikat e rezervimit.
    Sugjeron oferta dhe paketa akomodimi në përputhje me sezonin dhe nevojat e klientëve.
    Ndjek procesin e rezervimit nga konfirmimi deri në finalizim, duke përfshirë pagesat dhe dokumentacionin përkatës.
    Organizon dhe koordinon proceset e check-in dhe check-out.
    Koordinon me ekipin e housekeeping për përgatitjen e vilave/dhomave sipas standardeve përpara mbërritjes së klientëve.
    Monitoron standardet e pastërtisë, prezantimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve.
    Raporton dhe ndjek në kohë zgjidhjen e problematikave operative.
    Kontribuon në rritjen e kënaqësisë së klientëve, besnikërisë së tyre dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
    Kualifikimet & Aftësitë
    Eksperiencë në hoteleri, turizëm, menaxhim akomodimi ose marketing digjital.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
    Njohuri të mira të rrjeteve sociale dhe krijimit të përmbajtjes.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe shitjeje.
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të punuar me afate.
    Orientim drejt rezultateve, detajeve dhe kënaqësisë së klientit.
    Pasion për mikpritjen, turizmin dhe zhvillimin e brandit.
    Cfarë ofrohet
    Ambient pune dinamik dhe në rritje.
    Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
    Bonus në bazë performance dhe rezultateve të rezervimeve.
    Pjesë e një brandi unik në akomodim dhe mikpritje.
    Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e vilave dhe imazhit të tyre në treg.
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt « Recepsionist/e »
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X