Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Marrjes në Sigurim Marinë

    “SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.
    shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shpall
    1 (një) vend të lirë pune
    për pozicionin:
    Specialist i Marrjes në Sigurim Marinë

    Pozicioni është i hapur në secilin prej qyteteve të mëposhtme:
    Tiranë
    Durrës
    Lezhë
    Shkodër
    Sarandë
    Vlorë
    Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive
    :
    Përgjigjet për anën dokumentare të departamentit sipas manualit të kompanisë. Është person kontakti në marrëdhëniet me brokerat dhe risiguruesit në marinë dhe aviacion. Ndjek të plotë korespondencën e huaj. Lëshon policat dhe faturat për sigurimin cargo, C.M.R., mjeteve lundruese dhe fluturuese. Përgatit materiale profesionale, oferta, kontrata për klientet vendas në gjuhën shqipe dhe angleze. Përgatit evidencat dhe mbylljet e procesit mujor për të gjitha produktet e departamentit. Ndjek asiston dhe monitoron degët dhe agjencitë.
    Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
    Të ketë përfunduar studimet për Navigacion dhe Menaxhim Detar, Ekonomik ose Drejtësi.
    Të ketë 2 (dy) vite eksperiencë pune në shoqëri me veprimtari tregëtare në fushën e shërbimeve spedicion për transportin tokësor/ detar/ ajror të mallrave.
    Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
    Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
    Të interesuarit, brenda datës 21.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it:
    [email protected]
    ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
Working...
X