Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për një kompani kliente për postin:
MENAXHER/E LOGJISTIKE
Përshkrim i përgjithshëm i rolit:
Është përgjegjës/e për organizimin e transporteve ndërkombëtare import-eksport. Koordinon procesin e logjistikës dhe siguron zbatimin e procedurave lidhur me procesin e organizimit të logjistikës. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për doganat, përgjegjës për menaxhimin e magazinës dhe aseteve të kompanisë që kanë të bëjnë me logjistikën.
Kërkesat/Kualifikimet:
-Të ketë përfunduar studimet e larta.
-Të ketë përvojë pune në këtë profil ose pozicione të ngjashme minimalisht 2 vite.
-Të ketë njohuri shumë të mira MS Office.
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: [email protected] deri në datën 12.11.2023.
*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
Me ne më të suksesshëm!
Cel. : +355672032221
AplikoWhatsApp