Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor i projekteve ne terren

    Ne jemi në kërkim një Supervizor të Projekteve në Terren, I cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e ekipeve të montimit, duke siguruar realizimin e projekteve sipas afateve, standardeve të cilësisë dhe kërkesave të klientëve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Organizon dhe koordinon punën e ekipeve të montimit në terren.
    Mbikëqyr ecurinë e projekteve dhe siguron përfundimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
    Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë dhe pas montimit.
    Koordinon furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e projekteve.
    Komunikon me klientët, drejtuesit e kantierëve dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
    Identifikon dhe zgjidh problematikat që lindin gjatë realizimit të punimeve.
    Raporton periodikisht mbi ecurinë e projekteve.
    Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Koordinon ekipet për projektet aktuale dhe ato të reja që kompania merr në realizim.
    Kualifikimet dhe Aftësitë
    Eksperiencë minimale 3 vite në supervizim ose koordinim të punimeve në terren, preferohet në sektorin e dritareve, vetratave, fasadave ose ndërtimit.
    Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
    Aftësi për menaxhimin dhe motivimin e ekipeve të punës.
    Njohuri të proceseve të montimit dhe leximit të projekteve teknike përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.
    Njohuri bazë të Microsoft Office.
    Patentë drejtimi, kategoria B.
    Gatishmëri për lëvizje në terren.
    Ofrohet
    Kontratë e rregullt pune.
    Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
    Ditët e punës: E Hënë-Shtunë.
    Orari: 08:00-16:00.
    Festat fetare pushim.
Working...
X