Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune HIDRAULIK

    ATDG është pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin: "Specialist Hidraulik".
    DETYRAT
    • Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike.
    • Identifikon mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike.
    • Instalon, riparon dhe mirëmban pajisjet e ujit, tubacionet si dhe sistemet e ngrohjes së ujit.
    • Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.
    • Lexon projekte dhe evidenton listën e materialeve të nevojshme.
    KUALIFIKIMET
    • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion.
    • Preferohen kandidatë që kanë përfunduar arsimin e mesëm në profilin Hidraulik.
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.
    • Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
    SHËNIME
    Të interesuarit janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 067 206 4428.
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Kontakt: 067 206 4428
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X