Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Kontrate

    Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike,
    financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.
    Detyrat
    Realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
    Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
    Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
    Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
    Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
    Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
    Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
    Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
    Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë
    Kualifikimet
    Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e inxhinierise dhe ekonomise.
    Të ketë eksperience pune si menaxher projekti ne sektorin e ndertimit.
    Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
    Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office'
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:
    [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail:
    [email protected]
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X