Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Graphic Designer

    Graphic Designer






    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Graphic Designer

    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme

    Adresa e punës në: Tiranë


    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Graphic Designer në Sektorin e Marketingut në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është krijimi dhe vizualizimi i dizajnit të imazhit/identitetit të klientit për t’ja përcjellë konsumatorit/klientit.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të ketë njohuri shumë të mira mbi trendet më të fundit lidhur me Graphics Design.
    Të ketë përvojë të mëparshme pune në këtë pozicion në kompani me fokus Marketing&Publicitet.
    Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin Paketa Adobe (Indesign, Photoshop, Illustrator, Acrobat). Njohja e programeve shtesë të Adobe (Aftereffects dhe Flash) si dhe softet 3D (3D max, Scetchup përbëjnë avatazh.
    Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Hulumtimi dhe analizimi i industrisë së Graphic Designer dhe trendeve më të fundit lidhur me të.
    Ndërtimi dhe propozimi i imazheve bazuar në kërkesat e klientit.
    Ekzekutimi i imazheve të përzgjedhur dhe ndjekja e ecurisë së tyre në kohë reale për të garantuar rezultatin maksimal me buxhete optimale.
    Përthithja e informacionit dhe njohurive për zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të klientëve.
    Azhornimi me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
    Garantimi i cilësisë dhe profesionalizmit maksimal të imazheve/produkteve të vizualizuar.
    Raportimi periodik i rezultateve të punës.
    Edukimi:

    Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Design/Artet e Bukura” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
    Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për dizajn, marketing dhe publicitet.
    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira kreativiteti/komunikimi.
    Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt produktit/shërbimit.
    I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    Të punojë nën presion.
    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    Pagë e kënaqshme
    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në dhe Portofolin tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 29 shkurt 2024.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Profesionisti Recruitment Agency
    Kavaja Street, Condor Center, 3rd Floor
    Tirana, Albania
    Tel:+355 4 2235128 / 2241945
    E-mail: [email protected]
    Web:www.profesionisti.al
Working...
X