Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    HR Studio është në kërkim të një Kimiste / Laborante

    HR Studio është në kërkim të një Kimiste / Laborante​
    Kërkojmë një profesioniste të përkushtuar për menaxhimin dhe kontrollin e proceseve laboratorike, analizimin e materialeve dhe garantimin e përmbushjes së standardeve teknike dhe cilësore.
    Detyrat kryesore:​
    Kryerja e analizave dhe testeve laboratorike sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
    Kontrolli i cilësisë së lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.
    Përgatitja dhe dokumentimi i raporteve laboratorike dhe teknike.
    Monitorimi i parametrave të prodhimit dhe evidentimi i çdo devijimi nga standardet.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve dhe garantimin e cilësisë.
    Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të punës në laborator.
    Mirëmbajtja dhe përdorimi korrekt i pajisjeve laboratorike.
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Diplomë universitare në Kimi, Inxhinieri Ndërtimi, Teknologji Materialesh ose fusha të ngjashme.
    Eksperienca e mëparshme në laborator ose në kontrollin e cilësisë përbën avantazh.
    Njohuri mbi standardet dhe procedurat laboratorike.
    Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
    Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
    Ofrohet:​
    Kontratë e rregullt pune dhe kushte të mira pune.
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
    Trajnime dhe mbështetje për rritje profesionale.
    Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.

    Orari i punës:
    E hënë – e premte, 08:00 – 16:00; e shtunë, 08:00 – 13:00.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X