Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operatore Faturash Durrës

    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve
    SPAR
    filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 104 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Operatore Faturash Durrës
    Departamenti:
    Financë
    Vendodhja:

    Durrës
    .
    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
    Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Regjistron blerjet në sistemin informativ;
    Kontrollon kostot e produkteve që të përputhet vlera e faturuar me atë që përmban kostot;
    Rakordimi me magazinën/dyqanin per gjendjen e mallrave ne blerje;
    Komunikon mbi blerjet e reja me dyqanin ose magazinen;
    Kontrollon hyrje daljet dyqan magazine;
    Regjistron importet;
    Regjistron credit note te furnitoreve;
    Rakordon me furnitoret ditaret e blerjes dhe pagesat.
    Kërkesat:
    a. Edukimi:
    Arsim i lartë, profili Ekonomik.
    b.Eksperiencat e punës:
    Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
    c. Kualifikime të tjera:
    Gjuhet e folura: Anglisht
    Njohuri te mira mbi Finance5, Excel .
    d. Aftësi të tjera:
    - Aftësi për të punuar në skuadër;
    - Sistematik/e dhe i/e organizuar.
    Mënyra e aplikimit*
    : Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
    [email protected]
    ose te kontaktojne
    whatsapp 0684099051
    duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X