Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune B2B Sales & Business Development Specialist

    EPPC Albania
    në emër të klientit të saj,
    një kompani që operon në fushën e teknologjisë, shërbimeve B2B dhe zhvillimit të biznesit,
    është aktualisht në kërkim të një
    B2B Sales & Business Development Specialist
    .
    Përgjegjësitë kryesore:
    Identifikimi, kontaktimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë potencialë në tregun shqiptar;
    Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë tek bizneset;
    Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes telefonit, email-it dhe takimeve online;
    Gjenerimi, ndjekja dhe menaxhimi i mundësive të reja të shitjes deri në finalizimin e marrëveshjeve;
    Përgatitja, prezantimi dhe dërgimi i ofertave komerciale tek klientët potencialë;
    Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues;
    Mbështetja e klientëve gjatë procesit të aktivizimit dhe përdorimit të shërbimeve të kompanisë;
    Përditësimi i vazhdueshëm i informacionit mbi klientët dhe aktivitetet e shitjes në sistemet e kompanisë;
    Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e marketingut dhe zhvillimit të biznesit për arritjen e objektivave të përbashkëta.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme në shitje, zhvillim biznesi, marketing ose marrëdhënie me klientët;
    Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
    Orientim i fortë drejt objektivave, rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve me klientët;
    Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:


    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X