Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    HR Studio është në kërkim të një Dadoje me eksperiencë për kujdesin e një vajze 12-muajshe në Tiranë

    HR Studio është në kërkim të një Dadoje me eksperiencë për kujdesin e një vajze 12-muajshe në Tiranë.
    Nëse je një person i kujdesshëm, i dashur me fëmijët dhe e konsideron kujdesin ndaj tyre një përgjegjësi që kërkon përkushtim dhe durim, kjo mundësi është për ty.
    Detyrat kryesore:
    • Kujdesi i plotë dhe mirëqenia e përditshme e fëmijës.
    • Ushqimi, higjiena dhe ndjekja e rutinës së përditshme.
    • Organizimi i veshjeve dhe sendeve personale të fëmijës.
    • Zhvillimi i aktiviteteve edukative dhe argëtuese sipas moshës.
    • Leximi i librave, këndimi i këngëve dhe stimulimi i zhvillimit të gjuhës.
    • Shëtitje dhe aktivitete jashtë shtëpisë.
    Kërkesat:
    • Eksperiencë e mëparshme me bebe dhe fëmijë të vegjël.
    • Personalitet i dashur, i duruar, energjik dhe i përgjegjshëm.
    • Jo duhanpirëse.
    • Referencat përbëjnë avantazh.
    • Preferohet kandidatja që mund të jetojë me familjen (live-in).
    • Mundësia live-out mund të diskutohet për kandidatet që banojnë pranë familjes.
    Çfarë ofrohet:
    • Pagë konkurruese
    • Ambient familjar, i ngrohtë dhe respektues.
    • Stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë.
    • Akomodim i ofruar për kandidaten që zgjedh opsionin live-in.
    • Kushte të mira jetese dhe pune.
    • Mundësi për të qenë pjesë e zhvillimit dhe edukimit të një fëmije në vitet më të rëndësishme të rritjes së tij.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X