Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    HR Studio është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për një hotel prestigjioz

    HR Studio është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për një hotel prestigjioz.
    Nëse keni eksperiencë në menaxhimin e strukturave hoteliere dhe aftësi të forta drejtuese, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një prej strukturave më serioze në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

    Vendndodhja e punës:
    6 muaj gjatë sezonit turistik në Spille
    6 muaj në Tiranë
    Detyrat kryesore:​
    Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha operacioneve të hotelit.
    Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit dhe eksperiencës së klientit.
    Menaxhimi, motivimi dhe zhvillimi i stafit të hotelit.
    Hartimi dhe monitorimi i objektivave operative dhe financiare.
    Mbikëqyrja e proceseve të rezervimeve, akomodimit, restorantit dhe shërbimeve të tjera të hotelit.
    Menaxhimi i buxheteve, kostove operative dhe performancës financiare.
    Zbatimi i procedurave, politikave dhe standardeve të cilësisë.
    Bashkëpunimi me departamentet e marketingut, shitjeve dhe financës për rritjen e performancës së biznesit.
    Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin dhe pronësinë.
    Zgjidhja e situatave operacionale dhe garantimi i funksionimit efikas të strukturës.
    Kualifikimet te kërkuara:​
    Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Turizëm, Hoteleri ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në sektorin e hotelerisë.
    Njohuri të mira mbi operacionet hoteliere, menaxhimin e stafit dhe kontrollin financiar.
    Aftësi të shkëlqyera lidershipi, organizimi dhe vendimmarrjeje.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
    Aftësi të forta komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
    Njohuri në përdorimin e sistemeve hoteliere dhe paketës Microsoft Office.
    Ofrohet:​
    Pozicion drejtues në një hotel prestigjioz.
    Paketë pagese shumë konkurruese.
    Mundësi reale zhvillimi profesional dhe karriere.
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Mbështetje e vazhdueshme nga menaxhmenti dhe ekipet operacionale.
    Dërgo CV-në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X