Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Korce, kerkohet Agjent Shitjesh

    HR Studio po kërkon Agjent Shitjesh në Terren.
    Je energjik, komunikues dhe të pëlqen të jesh në lëvizje? Kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!
    Detyrat kryesore:
    Zhvillimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë.
    Vizita periodike tek klientët në zonën e caktuar.
    Prezantimi dhe promovimi i produkteve/shërbimeve të kompanisë.
    Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zgjerim tregu.
    Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve me klientët.
    Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
    Kualifikimet e kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në terren.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
    Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
    Patentë e kategorisë B.
    Njohuri bazë në përdorimin e paketës Microsoft Office.
    Disponueshmëri për lëvizje në zonën përkatëse.
    Çfarë ofrohet:
    Pagë konkurruese dhe bonus bazuar në performancë.
    Trajnim dhe mbështetje profesionale.
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
    Ambient profesional dhe dinamik pune.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X