Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Program Praktike – epara (BKT Pay)

    Program Praktike – epara (BKT Pay)

    Vendndodhja:
    Tiranë, Shqipëri
    Kohëzgjatja:
    3 muaj (praktikë)
    Mundësi punësimi:
    Po, bazuar në performancë
    Rreth epara (BKT Pay)
    epara (BKT Pay) është një institucion financiar i licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe pjesë e BKT, një ndër grupet financiare më të rëndësishme në Shqipëri.
    Kompania operon në fushën e pagesave digjitale dhe zhvillon produkte inovative për tregun vendas, duke kombinuar standardet e larta të një institucioni të rregulluar me fleksibilitetin e një kompanie teknologjike.
    Përshkrimi i Programit të Praktikës
    epara ofron një program praktike të strukturuar për kandidatë të rinj të cilët synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në sektorin financiar dhe atë të pagesave digjitale.
    Gjatë kësaj periudhe, praktikantët do të përfshihen në aktivitetet e përditshme të kompanisë, me fokus në ndërveprimin me klientët dhe mbështetjen e proceseve operacionale.
    Programi synon të ofrojë përvojë praktike dhe zhvillim të aftësive profesionale.
    Në përfundim të praktikës, kandidatët që demonstrojnë performancë të lartë dhe përkushtim, mund të konsiderohen për pozicione të përhershme në kompani.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
    Mbështetje në trajtimin e kërkesave dhe komunikimit me klientët
    Ndjekja dhe koordinimi i çështjeve të raportuara nga klientët
    Kontribut në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe testimin e eksperiencës së klientit
    Bashkëpunim me ekipet e brendshme për zgjidhjen e problematikave
    Zbatim i procedurave dhe udhëzimeve të brendshme operacionale
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Student në vitin e fundit ose i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Manaxhim I Sistemeve te Informacionit, Teknologji e Informacionit, ose fusha të ngjashme
    Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    Qasje profesionale dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave
    Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në një mjedis pune dinamik
    Çfarë ofron programi
    Përvojë praktike në një institucion financiar të rregulluar
    Ekspozim ndaj proceseve operacionale dhe ndërveprimeve me klientët
    Mbështetje dhe udhëzim gjatë gjithë periudhës së praktikës
    Mundësi për zhvillim profesional dhe integrim në stafin e kompanisë për kandidatët me performancë të lartë
    Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 30.06.2025 ne linkun :

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen.
Working...
X