Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofroj vend pune Supervizor/e Pastrimi

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
    Supervizor/e Pastrimi
    Qëllimi i Pozicionit

    Supervizori / Siupervizorja e Pastrimit është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e procesit të pastrimit në ambientet e kompanisë, duke siguruar standarde të larta higjiene, pastërtie dhe mirëmbajtjeje të ambienteve të punës dhe hapësirave të përbashkëta.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    Organizon dhe koordinon punën e stafit të pastrimit sipas planifikimit ditor.
    Kontrollon cilësinë e pastrimit dhe zbatimin e standardeve të higjienës.
    Harton grafikun e punës dhe ndan detyrat për ekipin.
    Siguron përdorimin korrekt të pajisjeve dhe materialeve të pastrimit.
    Monitoron nevojat për materiale dhe raporton për furnizimet e nevojshme.
    Trajnon dhe orienton stafin e ri mbi procedurat e punës.
    Raporton problematikat dhe ndjek zgjidhjen e tyre në kohë.
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për mirëmbajtjen e ambienteve.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme në koordinimin e stafit, pastrimi përbën avantazh.
    Aftësi organizative shumë të mira.
    Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Njohuri bazë për standardet e higjienës dhe sigurisë në punë.
    Çfarë ofron Megatek
    Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
    Mundësi zhvillimi profesional.
    Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë;
    Kushte të favorshme pune.
    Pagesë konkurruese.
    Procedura e aplikimit:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
    CV të detajuar

    Email:

    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X