Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Teknik Servisi për Sajisje Elektroshtepiake Profesionale

    EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
    Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
    TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Diagnostikim dhe riparim i pajisjeve elektroshtepiake profesionale;
    Mirëmbajtje dhe servis teknik i pajisjeve;
    Instalime dhe testime të pajisjeve;
    Ofrim i mbështetjes teknike për klientët;
    Kërkesat e vendit të punës:
    Eksperiencë në servis pajisjesh elektroshtepiake profesionale;
    Njohuri në elektronikë dhe elektroteknikë;
    Aftësi për të punuar në grup dhe në terren;
    Patentë drejtimi;
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë;
    Kërkesa të veçanta për kandidatët:
    Të jetë i/e komunikueshëm;
    Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
    Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
    Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
    Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
    Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.
    Ofrojmë:
    Pagë të kënaqshme
    Kushte të mira pune
    Mundësi zhvillimi profesional
    Kontratë të rregullt pune
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike:
    [email protected]
    ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

    /

    Cel. : 0674021523
Working...
X