Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik / Mekanik

    HR Studio është në kërkim të një profesionisti për pozicionin
    Inxhinier Elektrik / Mekanik
    , të fokusuar kryesisht në mirëmbajtjen dhe funksionimin e makinerive industriale.
    Pozicioni kërkon një profil praktik dhe teknik, me fokus në diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Kryerja e mirëmbajtjes periodike parandaluese dhe korrigjuese të makinerive
    Diagnostikimi dhe identifikimi i defekteve mekanike dhe elektrike
    Ndjekja dhe monitorimi i funksionimit të pajisjeve industriale
    Ndërhyrja në kohë për zgjidhjen e problematikave teknike
    Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për minimizimin e ndalesave operative
    Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera
    Kujdesi për respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë
    Propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e performancës së makinerive
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme
    Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje industriale ose mirëmbajtje makinerish
    Njohuri praktike mbi sistemet elektrike dhe mekanike industriale
    Aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike
    Aftësi organizative dhe punë në grup
    Përgjegjshmëri dhe gatishmëri për ndërhyrje operative
    Ofrohet:​
    Ambient profesional dhe dinamik pune
    Mundësi zhvillimi profesional
    Trajnime dhe mbështetje teknike
    Kushte të mira pune
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X