Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Himare, ofrohet vend pune EKONOMIST/E KANTIERI – JALË

    PO REKRUTOJMË: EKONOMIST/E KANTIERI – JALË
    Millennium Group kërkon të shtojë në ekipin e saj një Ekonomist/e Kantieri për projektet e ndërtimit në Jalë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Administron arkën e kantierit dhe ndjek të gjitha hyrje-daljet e fondeve sipas procedurave të kompanisë.
    • Evidenton dhe kontrollon shpenzimet ditore të kantierit.
    • Pranon, kontrollon dhe administron faturat fiskale të betonit dhe materialeve të tjera të ndërtimit.
    • Regjistron faturat e mallrave dhe dokumentacionin përkatës në sistem.
    • Kryen shpërndarjen e pagave sipas procedurave të përcaktuara nga kompania.
    • Kryen rakordimin e prodhimit të betonit dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit mbështetës.
    • Përgatit raporte periodike dhe bashkëpunon me departamentin e financës për rakordime dhe analiza.
    • Siguron administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar të kantierit.
    Kualifikimet:
    • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    • Eksperiencë në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
    • Njohuri të mira të Microsoft Excel.
    • Aftësi të mira organizative dhe analitike.
    • Saktësi, përgjegjshmëri dhe integritet në menaxhimin e dokumentacionit financiar.
    Çfarë Ofrojmë:
    • Punësim afatgjatë në një kompani të konsoliduar.
    • Përfshirje në projekte prestigjioze ndërtimi.
    • Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi.
    • Pagë konkurruese sipas eksperiencës.

    Akomodim në Jalë për kandidatët që relokohen.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në:

    [email protected]
    Ju lutemi specifikoni pozicionin
    “Ekonomist/e Kantieri – Jalë”
    në subjektin e email-it.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X