Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi, Inxhinier Ndertimi në terren, Inxhinier Ndertimi- zyrë dhe Inxhinier Materialesh

    RAFIN COMPANY
    " sh.p.k kompani në fushën e ndertimeve të ndryshme (
    Excellence in construction and infrastructure development in Albania.

    ),
    kërkon të punesojë individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.
    Pozicioni kërkon punonjes te kualifikuar, të përgjegjshem dhe me përvojë pune që do të angazhohet në realizimin e punës.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Për Inxhinier Ndërtimi
    Kriteret e kualifikimit
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndertimi, në degë Hidroteknikë, etj
    Të kete njohuri te avancuara te programeve teknike si: AutoCAD,MS Office si dhe programe te tjera inxhinierike
    Te kete njohuri shume te mire ne gjuhen angleze
    Te kete eksperience pune minimumi 3 vite ne pozicione te ngjashme
    Aftesi shume te mira ne leximin dhe interpretimin e projekteve
    Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike
    I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale.
    Detyrat dhe pergjegjesite
    Përgatitja dhe zbatimi i projekteve ndërtimore sipas standardeve teknike.
    Hartimi i dokumentacionit teknik, preventivave dhe raporteve të punimeve.
    Mbikëqyrja e punimeve në kantier dhe sigurimi i cilësisë së zbatimit.
    Bashkëpunimi me ekipet teknike, kontraktorë dhe institucione përkatëse.
    Për Inxhinier Ndertimi-zyre
    Kualifikimet/Kerkesat:
    Të ketë përfunduar arsimin e larte në profil Inxhinieri Ndertimi;
    Aftesi shume të mira në përdorimin e paketes Office, Autocad dhe programeve te tjera inxhinierike ;
    Te zoteroje shume mire gjuhen angleze;
    Te jete i afte ne pergatitjen e preventivave-dosje teknike projektesh
    Te kete eksperience pune min.3 vite
    Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes;
    Aftesi shume te mira ne leximin dhe interpretimin e projekteve;
    Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve;
    I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale
    Për Inxhinier Ndërtimi në terren/ Teknik Ndërtimi
    Kriteret e kualifikimit
    Diplomë e mesme profesionale ose universitare në
    Inxhinieri Ndërtimi në terren
    Te kete eksperience pune minimumi 3 vite ne pozicione te ngjashme.
    Njohuri bazë në leximin e projekteve teknike dhe përdorimin e programeve si AutoCAD, MS Office si dhe programe te tjera inxhinierike.
    Aftësi për të punuar në ekip, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike
    Detyrat dhe pergjegjesite
    Asiston në zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore në terren.
    Kontrollon që punimet të realizohen sipas projekteve teknike dhe afateve të përcaktuara.
    Ndihmon në përgatitjen e preventivave, matjeve dhe situacioneve të punimeve.
    Raporton te inxhinieri i zbatimit ose drejtuesi i projektit për ecurinë e punës.
    Koordinon me ekipet e punës dhe siguron respektimin e rregullave të sigurisë në kantier.
    Për Inxhinier Materialesh
    Diplomë universitare në Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Mekanike.
    Përvojë në fushën e tenderëve ose materialeve të ndërtimit (minimumi 3 vite).
    Te kete njohuri shume te mire ne gjuhen angleze
    Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike.
    I afte te punoje ne grup dhe i pavarur si dhe te ruaje etike te larte profesionale.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Analizimi i specifikimeve teknike të tenderëve.
    Përgatitja e përshkrimeve dhe dokumentacionit teknik për ofertat.
    Vlerësimi i cilësisë dhe kostos së materialeve të propozuara.
    Komunikimi me furnitorë dhe ndjekja e dokumentacionit të konformitetit.
    Mbështetje teknike gjatë zbatimit të projekteve.
    Te gjithe kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne duke derguar CV-ne e detajuar ne shqip me foto bashkengjitur ne adresen e emailit:
    [email protected]
    cel: 0682044447
    Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste
Working...
X