Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operator në repartin e kalander

    ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:
    OPERATOR NË REPARTIN E KALANDER
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Operatori i makinerisë së përkuljes së metaleve Kalander është përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerisë, duke garantuar cilësinë e produktit dhe realizimin korrekt të proceseve të përpunimit sipas specifikimeve teknike.
    Përgjegjësitë kryesore:
    ✔ Vendosja dhe rregullimi i parametrave të makinerisë Kalander sipas specifikimeve teknike të produktit që do të përpunohet
    ✔ Përzgjedhja dhe vendosja e dimensioneve të materialeve në monitorin e makinerisë dhe kryerja e operacioneve të nevojshme sipas vizatimeve teknike
    ✔ Mirëmbajtja dhe pastrimi periodik i thikave dhe matricave
    ✔ Diagnostikimi i problemeve teknike gjatë funksionimit dhe ndërhyrja për zgjidhjen e tyre, ose raportimi te përgjegjësi i repartit në rastet kur kërkohet ndërhyrje më komplekse
    ✔ Respektimi i rreptë i normave të shëndetit dhe sigurisë në punë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse
    ✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në vendin e punës
    ✔ Raportimi i çdo ndërprerjeje, defekti ose mospërputhjeje te përgjegjësi i repartit
    Kualifikimet:
    Arsim i mesëm (preferohet shkollë profesionale në mekanikë)
    ⚙ Minimumi 1–3 vite eksperiencë pune si operator në makineri Kalander ose makineri të ngjashme për përpunimin e fletëve metalike
    Njohuri të mira të procesit të kalanderimit
    Aftësi për të lexuar udhëzime teknike dhe vizatime të thjeshta
    🛠 Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të shpejta gjatë procesit të punës
    Vëmendje ndaj detajeve dhe përpikmëri në kontrollin e cilësisë
    Aftësi fizike për të qëndruar në këmbë dhe për të kryer lëvizje të përsëritura
    Gatishmëri për të punuar jashtë orarit kur kërkohet
    Ofrohet:
    ✔ Paga: Me marrëveshje
    ✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
    ✔ Fundjava pushim
    ✔ Ambient pune profesional dhe i sigurt
    ✔ Trajnim dhe mbështetje teknike gjatë procesit të punës
    ✔ Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në kompani
    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në:
    [email protected]
    Subjekti i emailit: Operator në Repartin e Kalander
Working...
X