Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Marketingu

    "B.M" Group
    është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:
    Drejtor Marketingu
    Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, zhvillimin e portofolit të kompanisë, rritjen e prezencës në treg dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve në nivel kombëtar.
    Roli dhe pergjegjesite
    Harton dhe implementon strategjinë vjetore të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
    Menaxhon dhe zhvillon portofolin e produkteve që kompania distribuon.
    Analizon tregun, sjelljen e konsumatorit dhe aktivitetet e konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja biznesi.
    Planifikon dhe monitoron buxhetin e marketingut, duke siguruar përdorimin efektiv të burimeve.
    Krijon dhe zbaton fushata promocionale, aktivitete marketingu dhe iniciativa për rritjen e shitjeve.
    Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për zhvillimin e planeve tregtare dhe aktiviteteve në terren.
    Negocion dhe koordinon aktivitetet e marketingut me furnitorët dhe partnerët strategjikë.
    Monitoron performancën e markave përmes analizës së treguesve kryesorë të performancës (KPI).
    Menaxhon komunikimin institucional dhe pozicionimin e kompanisë në treg.
    Drejton aktivitetet e marketingut dixhital, rrjeteve sociale, reklamimit dhe marrëdhënieve me publikun.
    Siguron përgatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet e aktiviteteve të marketingut dhe kthimin e investimit (ROI).
    Aftesite dhe kualifikimet
    Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë.
    Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione drejtuese.
    Njohuri të avancuara të marketingut strategjik, menaxhimit të markës dhe analizës së tregut.
    Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe projekteve të marketingut.
    Aftësi të forta analitike dhe orientim drejt rezultateve.
    Njohuri të mira të platformave dixhitale dhe mjeteve të analizës së marketingut.
    Njohuri të gjuhës angleze.
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën
    [email protected]
    duke specifikuar ne subjekt pozicionin per te cilen po aplikojne.
Working...
X