Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Graphic Design

    Pozicioni: Graphic Designer
    Kompania: Gjonaj Holdings Group/Infotelecom
    Kërkojmë një Graphic Designer kreativ dhe të motivuar për të mbështetur nevojat vizuale dhe komunikimin grafik të kompanive të grupit, në platforma digitale dhe materiale promocionale.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    • Krijon materiale grafike për rrjete sociale, prezantime, evente dhe komunikime të brendshme.
    • Përgatit dizajne për bannera, postera, broshura dhe materiale marketingu.
    • Bashkëpunon me departamentet e Marketingut dhe HR për realizimin e fushatave promocionale dhe employer branding.
    • Kujdeset për ruajtjen e identitetit vizual të kompanisë në çdo material.
    • Realizon editime bazike foto/video sipas nevojave të kompanisë.
    • Menaxhon dhe organizon arkivën e materialeve grafike.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    • Të ketë përfunduar studimet në Graphic Design, Multimedia ose fusha të ngjashme.
    • Të ketë njohuri shumë të mira të Adobe Photoshop, Illustrator, Canva ose programeve të ngjashme.
    • Kreativitet, sens estetik dhe vëmendje ndaj detajeve.
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të afateve.
    • Të ketë aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi në grup.
    • Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
    Ne Ofrojmë:
    • Ambient pune kreativ dhe dinamik.
    • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
    • Përfshirje në projekte të ndryshme të kompanive të grupit.
    Paketën e Benefiteve te personalizuar!
Working...
X